LAJMI I FUNDIT:

BE: Samitit financiar t’i bashkohen Kina, India

BE: Samitit financiar t’i bashkohen Kina, India

Liderët e Bashkimit Evropian do të mundohen që të bindin ekonomitë kryesore aziatike në bisedimet e kësaj jave në Pekin, që t'i bashkohen samitit mbi reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare.

Samiti global pritet të mbahet në Nju Jork, pas zgjedhjeve presidenciale të 4 nëntorit.

Presidenti francez Nicholas Sarkozy, i cili i pari ka propozuar samitin global, si dhe presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso do udhëtojnë për në Pekin, për të marrë pjesë në samitin euro-aziatik, që mbahet të premten dhe të shtunën. /rel/