LAJMI I FUNDIT:

BE, për herë të parë bie prodhimi i brendshëm

BE, për herë të parë bie prodhimi i brendshëm

Prodhimi i brendshëm bruto në eurozonë ka pësuar rënie nga një tremujor në tjetrin përgjatë periudhës prill- qershor, për të parën herë pas 1995, vit në të cilin kanë filluar masat për zonën e bashkimit monetar, sipas shifrave të publikuara të enjten nga Eurostat.

Sipas Insitutit të Statistikave të Bashkimit Evropian, ekonomia e 15 vendeve që kanë të përbashkët sot monedhen euro, ka pësuar një rënie prej 0.2% në raport me tremujorin e parë dhe del me një rritje prej 1.5% krahasuar me një vit më parë.

Këto shifra janë konfirmuar nga vlerësimet e ekonomistëve të pyetur nga Reuters.

Për sa i përket prodhimit të brendshëm bruto të Gjermanisë, ai është ulur vetëm me 0.5% më pak se pritej dhe ai i Francës me 0.3%.


Ekonomia hollandeze është në të njëjtin nivel, ndërkohë që Spanja ka regjistruar një rritje të paparashikuar me 0.1% , ndërkohë që nuk pritej ndonjë rritje.