LAJMI I FUNDIT:

BE-ja pro reformimit të sistemit ekonomik

BE-ja pro reformimit të sistemit ekonomik

Samiti i udhëheqësve të BE-së përfundoi me një qëndrim të përbashkët në reformimin e sistemit botëror financiar, deklaroi presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Vendet e BE-së pranuan se kishte "nevojë për të ndërmarrë një qëndrim të fortë dhe vendime ambicioze dhe operacionale në samitin e Uashingtonit" tha zoti Sarkozy.

Bisedimet e Brukselit kishin si qëllim një koordinim të BE-së përpara samitit global të Uashingtonit të 15 nëntorit.

Zoti Sarkozy kërkon regullatorë më rigorozë dhe një rol më të madh të FMN-së.


Ai tha se kishte nevojë për një "tjetër lloj kapitalizimi. Ai i drejtoi këto bisedime në kohën që Franca ka edhe presidencën e rradhës të BE-së. /bbc/