LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nuk merr masa ndaj çelikut kinez

BE-ja nuk merr masa ndaj çelikut kinez

Komisioni i BE-së ka vendosur që të mos marrë masat e përkohshme të antidumpingut ndaj çelikut të importuar nga Kina.

Zëdhënësi i komisionarit të tregtisë të BE-së Mandelson, Peter Bauer, u shpreh se Komisioni i BE-së zhvilloi një hetim nëntë mujor. Pas përfundimit më të këtij hetimi në shtator të këtij viti, Komisioni i BE-së vendosi që mos të marrë masat e përkohshme të antidumpingut ndaj çelikut kinez.

Në mesin e dhjetorit të vitit 2007 dhe në shkurt të këtij viti, me kërkesën e Bashkimit të Industrisë së Çelikut të Evropës, Komisioni i BE-së vendosi që të zhvillonte hetimin e antidumpingut ndaj pjesëve të çelikut të importuara nga Kina.