LAJMI I FUNDIT:

BE, 50 mijë euro për kreditorët e bankave

BE, 50 mijë euro për kreditorët e bankave

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian u mblodhën ne Luksemburg për të diskutuar krizën financiare që ka prekur edhe vendet e Evropës.

Ata vendosën të garantojnë të gjitha depozitat deri në 50 mijë euro, ndonëse në takim kishte edhe shtete të cilat kërkonin që shuma të shkonte deri në 100 mije euro.

“Ne duam të sigurojmë që ndihma për kreditorët e bankave të jetë 50 mije euro”, ka deklaruar ministrja franceze e Financave, Christina Lagarde.

Ndërsa komisionerja për Konkurrencën, Nelly Kroes ka bërë të ditur se për shpëtimin e depozitave do të merren si shembull eksperiencat kryesore.


“Udhëzimet tona do bazohen në skemat dhe eksperiencat më të fundit. Do të shohim skemat daneze por dhe ato irlandeze”.