LAJMI I FUNDIT:

BE: 4.5 miliardë euro për Ballkanin

BE: 4.5 miliardë euro për Ballkanin

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian të hënën miratoi mënyrën se si do të shpenzohen 4.5 miliardë euro për vendet që synojnë anëtarësimin në Union.

Komisioni Evropian këto fonde do t’ia shpërndajë Kroacisë, Turqisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë në harkun kohor 2008-2010.

"Rruga drejt BE-së është e shoqëruar me reforma që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe respektimin e kritereve strikte për anëtarësim", tha euro-komisioneri për Zgjerim, Olli Rehn, pas këtij vendimi.

Përmirësimi i qeverisjes dhe forcimi i shtetit ligjor do jenë fushat kryesore ku do të përdoren këto fonde. /rel/