LAJMI I FUNDIT:

BDI: Qytetarët në mëshirën e një politike mashtrimi që promovon përjashtimin etnik

BDI: Qytetarët në mëshirën e një politike mashtrimi që promovon përjashtimin etnik

Nga Bashkimi Demokrtik për Integrim në një komunikatë për media theksojnë se “kanë kaluar muaj të tërë që nga zbatimi i programit zgjedhor të OBRM-PDUKM-së nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e përkatësisë etnike dhe anulimin e mekanizmit të balancuesit”.

Sipas tyre, qytetarët u mashtruan me premtimin për një ligj të ri.

“Në vend të kësaj, institucionet, sidomos ato të sigurisë, po spastrohen nga shqiptarët me një projekt të qartë që nuk mund të quhet ndryshe pos përjashtim etnik. Një tjetër premtim që ra në ujë ishte ai për ndryshime kushtetuese brenda gjashtë muajve. Premtuan masa disiplinore për policin që poshtëroi flamurin shqiptar – mashtruan”.


“Është instaluar një politikë mashtrimi për të blerë kohë dhe për të mbajtur pushtetin, por shqiptarët dhe qytetarët që besojnë në barazi dhe drejtësi i kanë lexuar qartë veprimet e këtij pushteti me legjitimitet monoetnik. Institucionet, që dikur u shërbenin të gjithëve, tani janë kthyer në mjete të përjashtimit etnik dhe krijimit të hegjemonisë!”.

“Shqiptarët po përjashtohen dhe margjinalizohen në mënyrë sistematike, dhe kjo nuk është vetëm një padrejtësi ndaj një etnie, por një goditje ndaj demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Toleranca ndaj kësaj politike po mbaron! Fati i këtij vendi nuk mund të jetë në mëshirën e një fryme që jeton në të kaluarën!”, thonë nga BDI.

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Kalo në kategori