Bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë ndërmjet Lidhjes Social-Demokrate dhe Bashkimit Demokratik për Integrim janë intensifikuar, por ende pa një marrëveshje konkrete. Nuk ka pasur njoftime nëse partia e Ali Ahmetit do t’i jap votat e deputetëve të saj liderit opozitar Zoran Zaev për marrjen e mandatit ashtu siç kërkon presidenti Gjorge Ivanov, shkruan REL.
Të hënën grupet e punës të dy partive kanë nisur bisedimet lidhur me çështjet aktuale, e para se gjithash për zyrtarizmin e gjuhës shqipe, mandatin e Prokurorisë Speciale, por edhe çështje tjera. Takimet do vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme ndërsa paralelisht do të mbahen edhe konsultime veçmas brenda partive.
“Diskutimet zhvillohen në të dy partitë dhe vlerësojmë se qëllimi është i përbashkët që Maqedonia të dalë nga kjo krizë dhe sa më shpejt të zgjedhë Qeverinë e re. Për të gjitha çështjet do të dalim me qëndrim, megjithatë mendoj se duhet fillimisht të qartësohemi brenda partisë, para partive politike me të cilat bisedojmë, dhe menjëherë do t’i shpalosin qëndrimet tona”, ka deklaruar nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.
Kjo parti fillimisht duhet të sigurojë 61 votat e nevojshme për të marrë mandatin për nisjen e bisedimeve për Qeverinë e re.
Ekspertët e çështjeve juridike thonë se vendim i Presidentit Ivanov, që fillimisht të sigurohet nëse partitë kanë siguruar shumicën e më pas të kërkojnë mandatin është i drejtë, por kjo sipas tyre, ishte përjashtim në rastin me Nikola Gruevskin, të cilit iu dha mandati pa e siguruar shumicën.
Trendafil Ivanovski, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese thotë se partitë duhet sa më parë të ndërmarrin masa për dalja nga gjendja e krijuar.
“Pres që Qeveria e re fillimisht t’i vendos themelet e demokracisë në shtet pasi këtu janë rrënuar gjërat më elementare, është shkelur dhe vazhdon të shkelet Kushtetuta. Nëse kjo nuk ndërpritet, mendoj se partitë vet duhet të mblidhen dhe të dalin nga kjo gjendje. Ka edhe raste të tilla kur deputetët vet janë tubuar, kanë konstituuar Kuvendin, kanë zgjedhur Qeverinë dhe gjërat janë vendosur në binarë. Maqedonia nuk ka kohë për të humbur, pasi Qeverinë e re e pret punë e madhe në konsolidimin e shtetit ligjor dhe hetimin e të gjitha aferave që kanë tronditur vendin në dy vjetët e fundit”, thotë Trendafil Ivanovski, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Zvarritja e procesit të formimit të Qeverisë, para se gjithash me taktizimet në dhënien e mandati liderit opozitar, sipas ekspertëve bëhet me qëllim të blerjes në kohë dhe shkuarjes në zgjedhje të reja.
“Tani kjo situatë për fat të keq nuk është saktësuar në Kushtetutën e Maqedonisë, por presidenti Ivanov ka përgjegjësi që ta ruajë stabilitetin politik, që të mos lejohet që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se zgjedhjet vlerësoj se nuk janë zgjidhje të gjendjes në të cilën ndodhemi. Mendoj se duhet të hulumtohet çdo mundësi për të arritur deri tek shumica parlamentare, në të kundërtën mund të flitet për ndonjë opsion siç janë zgjedhjet e reja apo formimi i ndonjë Qeverie të zgjeruar”, thotë Jeton Shasivari, njohës i çështjeve kushtetuese.
Lidhur me krizën politike në vend do të diskutohet edhe të enjten gjatë një vizite që do të zhvillojë në Maqedoni komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë