LAJMI I FUNDIT:

Batatina pas humbjes në Superkupën e Kosovës: Llapi ka skuadër të fuqishme për stinorin pranveror

Batatina pas humbjes në Superkupën e Kosovës: Llapi ka skuadër të fuqishme për stinorin pranveror

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas ndeshjes ndaj Ballkanit në kuadër të Superkupës së Kosovës.

Ai ka thënë se luajtën dy skuadra që kanë kualitet dhe cilësi të mirë brenda skuadrës.

Batatina ishte fitues i Superkupës së Kosovës me Llapin në edicionin e fundit, por u mposht nga Ballkani të shtunën në Turqi me rezultat 1-0.


“Të dyja skuadrat kanë lojtarë që mund t’i zgjidhin problemet brenda fushës. Llapi pavarësisht që luajti ndaj kampionit, tregoi se di të bëj lojë të mirë. Treguam karakter, treguam lojë, treguam se Llapi ka skuadër të fuqishme për stinorin pranveror”.

“Do të luftojmë për vendin që dërgon në garat evropiane, për trofe. Nuk i lejuam hapësira Ballkanit. Shënuan nga ndërprerja. Ishte apo nuk ishte penallti në fund, ajo pjesë nuk më takon mua”.

Ballkani mposht Llapin dhe fiton Superkupën e Kosovës në finalen e luajtur në Turqi
Lexo po ashtu Ballkani mposht Llapin dhe fiton Superkupën e Kosovës në finalen e luajtur në Turqi

“Sido që të jetë, djemtë dhanë maksimumin. Ia uroj fitoren Ballkanit. Shpresoj të jemi në treshen e parë të Superligës”, ka thënë Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori