LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi e nis me fitore, mposht pa problem Vëllaznimin

Bashkimi e nis me fitore, mposht pa problem Vëllaznimin

Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 71:60 (18:10, 23:19, 16:13, 14:18), në xhiron e parë të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante dhe e fituan çerekun e parë 18:10.

Prizrenasit e kontrolluan edhe periudhën e dytë, për të ngritur epërsinë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 41:29.


Epërsia e Portokallezinjëve u ngrit deri në 17 pikë, 50:33, që ishte më e larta në ndeshje, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:42.

Në dhjetë minutat e fundit, Vëllaznimi u mundua të rikthehet, por nuk arriti qëllimit dhe Bashkimi triumfoi 71:60.

Te Bashkimi u dallua Fahro Alihoxhiq me 14 pikë e 11 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Damonte Dodd me 11 pikë e 18 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori