Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në debatin e partive për ndërhyrje në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.
Gjatë fjalimit për Festën e Pashkëve, të dielën, peshkopi Petar i Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) është përqendruar në zgjedhjet e ardhshme, duke i ftuar votuesit jo vetëm të votojnë, por edhe të kenë “kujdes” se për cilën parti apo kandidat do të japin votën e tyre.
Akuza për ndërhyrje në procesin zgjedhor ka pasur edhe ndaj Bashkësisë Fetare Islame. Opozita shqiptare ka thënë se ajo bën “propagandë” në mbështetje të partisë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Bazuar në dispozitat kushtetuese, Maqedonia e Veriut është shtet sekular dhe feja është e ndarë nga shteti.
Në nenin 19 të Kushtetutës thuhet se “Kisha Ortodokse Maqedonase, bashkësitë tjera fetare dhe grupet fetare janë të ndara nga shteti dhe janë të barabarta para ligjit”.
Aty thuhet, po ashtu, se “Kisha Ortodokse Maqedonase, bashkësitë e tjera fetare dhe grupet fetare janë të lira të themelojnë shkolla fetare dhe institucione shoqërore e bamirëse, me procedura të parapara me ligj”.
Peshkopi Petar i Kishës Ortodokse Maqedonase, në meshën e Pashkëve, i ka porositur kandidatët për president shteti dhe ata për deputetë në Parlamentin e ri që “të mos i neglizhojnë vlerat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare”.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se kë votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që, siç ka thënë, “të mos ndodhë që i verbëri ta udhëheqë të verbrin”.
“Qytetarët, veçanërisht ata të besimit ortodoks, duhet ta kenë gjithmonë parasysh që të votojnë dhe të zgjedhin përfaqësues dhe drejtues që dallohen nga vlerat morale. Ata duhet t’i përmbushin premtimet e tyre, që mashtrimi i dytë të mos jetë më i keq se i pari”, ka deklaruar Petar.
Ai ka thënë se është në dorën e votuesve që të zgjedhin mes të mirës dhe të keqes apo mes “Zotit dhe djallit”.
“Vendimi është vetëm yni. Prandaj, le të bëjmë një zgjedhje reale midis së mirës dhe së keqes, midis Zotit dhe djallit, pranimit të së mirës dhe Zotit dhe refuzimit të së keqes dhe djallit. Nëse e bëjmë këtë zgjedhje, do të jemi vërtet të lirë, sepse nuk do të jemi skllevër të së keqes dhe djallit”, ka thënë peshkopi Petar.
Edhe pse nuk ka përmendur ndonjë emër apo parti politike, peshkopi në opinion është i njohur për qëndrimin e tij në mbështetje të opozitës maqedonase, ndërsa në vazhdimësi ka thënë se Kisha nuk e cenon laicizmin nëse klerikët i shprehin pikëpamjet e tyre politike.
Në anën tjetër, Arben Taravari, ish-kandidat për president dhe një nga drejtuesit e koalicionit opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se Bashkësia Fetare Islame (BFI) duhet t’i japë fund agjitacionit në favor të BDI-së, pasi, sipas Taravarit, pas zgjedhjeve më 8 maj, ky institucion fetar “do të pastrohet dhe do t’i kthehet dinjiteti fetar që duhet ta ketë”.
“Kanë bërë staf në kuadër të BFI-së, i cili punon në mënyrë speciale për BDI-në. Unë u bëj thirrje hoxhallarëve të Gostivarit që të mos bien pre e instruksioneve që u jep kryetari i BFI-së, i cili botërisht dihet se është instrument i një partie. Pas zgjedhjeve, BFI-ja do të jetë institucioni i parë që duhet të pastrohet, që t’i kthehet morali dhe dinjiteti”, ka deklaruar Taravari në një prononcim për mediat.
Nga Bashkësia Fetare Islame nuk kanë folur për akuzat e tilla, duke thënë se “nuk komentojnë deklarata të partive politike”.
Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në Maqedoninë e Veriut – si shtet me popullatë të përzier etnike dhe fetare – duhet pasur shumë kujdes gjatë shprehjes së qëndrimeve që mund të nxisin pakënaqësi apo mosdurim etnik a fetar.
Në rastin e bashkësive fetare, ai thotë se gjëja kryesore që duhet të bëjnë drejtuesit e tyre, është që të respektojnë Kushtetutën, e cila qartë përcakton karakterin sekular të shtetit.
“Priftërinjtë dhe hoxhallarët bëjnë mirë që të mos përzihen në politikë, ashtu sikur edhe politikanët që nuk guxojnë ta keqpërdorin fenë për qëllimet e tyre politike. Në Maqedoninë e Veriut ka një harmoni ndërfetare. Njerëzit e respektojnë besimin e njëri-tjetrit dhe kështu duhet të jetë. Partitë nuk kanë se çfarë kërkojnë në institucionet e besimit”, përfundon Dimovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali

Disa nxënës në Tetovë bojkotojnë mësimin, kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës