Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua protestës para kryeministrisë rreth orës 18:35, ndërsa më pas mbajti edhe një fjalim në drejtim të turmës së protestuesve.
“Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë, si kurrë më parë, sonte. Jemi sot më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të fortë dhe më të vendosur se kurrë më parë, kundër krimit dhe korrupsionit”, tha kreu i PD-së.
Lideri i partisë Demokratike nuk ngurroi të përmendë sërish akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për lidhje të tij të forta me krimin, por edhe për faktin se “u ka vënë fadromën pronave të shqiptarëve”.
“Ky njeri do të hyjë në historinë e vendit, si kryeministri që u vuri fadromën shtëpive të shqiptarëve. Do të mbahet mend si kryeministri i kapur nga krimi i organizuar, që qeveris në favor të kriminelëve dhe kundër popullit të tij. Por ky popull sot nuk ka më frikë dhe jemi të gjithë të vendosur për t’i thënë “Rama Ik””, shtoi më pas Basha, raporton tch.
Kryetari i PD-së përsëriti vendosmërinë e forcës së tij politike, por edhe të gjithë protestuesve, se nuk do të bëjnë kompromis me kryeministrin Rama, duke ia adresuar mesazhin e tij edhe faktorit ndërkombëtar.
“Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota mbarë, se ne nuk do të bëjmë kompromis me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimin themelor të demokracisë, që është vota e lirë, pasi e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka marrëveshje, ndaj që sot e tutje ne e shpallim atë anti-shtetin, anti-ligjin dhe anti-drejtësinë. Që sot e tutje, ligji, shteti dhe drejtësia, janë sovrani i mbledhur në këtë shesh”, tha Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë