LAJMI I FUNDIT:

Basha: Qeveria e keqmenaxhoj krizën e shkaktuar nga COVID-19

Basha: Qeveria e keqmenaxhoj krizën e shkaktuar nga COVID-19

Lulzim Basha takoi sot përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, të cilët ndanë sot me kryetarin e Partisë Demokratike shqetësimet e tyre për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pamdemisë Covid 19.

Sipas PD, edhe pse kërkesat e tyre konkrete për të përballuar krizën e këtij sektori gjatë pandemisë janë bërë publike qysh herët, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për t`u ardhur në ndihmë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetësimin e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese. Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor që, çdo ditë e më shumë, po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janë faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuarit nga falimentimi për shkak te keqmenaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë.


Sias njoftimit të PD, Lulzim Basha ndau shqetësimin se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë. “Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoj krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klientëve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”. /lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori