LAJMI I FUNDIT:

Basha për Coronavirusin: Të bëhet një plan i detajuar

Basha për Coronavirusin: Të bëhet një plan i detajuar

Pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në një takim ish-deputetë dhe ekspertë të PD-së me profesion mjek ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, ai doli në një konferencë për shtyp.

“Gjatë 24 orëve të fundit kam ndjekur me intensitet zhvillimet në Italinë fqinje. Kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren, kemi monitoruar edhe veprimet e krijuara ose të pretenduara nga autoritetet. Kam për të përcjellë disa mesazhe në këto momente pasigurie, sot është koha të flasin mjekët, specialistët; të hartohet plani i detajuar i masave konkrete, të ndahet dhe të shpërndahet (ky plan) me qytetarët që ata të informohen për masat”, tha Basha.

“T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve, që vijnë nga zonat e infektuara. S’është koha për propagandë, qeveria dhe institucionet kanë detyrën të veprojnë në mbështetje të mjekëve dhe specialistëve. Vendi ynë ka mjekë të zotë për ta menaxhuar këtë situatë nëse u jepet mbështetja e nevojshme. Mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, as më të lehtën. Partia Demokratike do vazhdojë të monitorojë situatën ditë pas ditë, orë pas ore. Larg panikut, të informoheni, autoritetet të informojnë qytetarët, të lënë specialistët dhe mjekët të flasin. Partia Demokratike po monitoron situatën, detyra jonë t’u shërbejmë qytetarëve përmes transparencës, të bëhemi zëri i mjekëve të fushës”, shtoi ai. /TCH/


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori