LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do të paguajë për Lionel Messin hiq më pak se 350 milionë euro deri në vitin 2021

Barcelona do të paguajë për Lionel Messin hiq më pak se 350 milionë euro deri në vitin 2021
Messi duke nënshkruar vazhdimin e kontratës me Barçën

Tashmë janë zbuluar shifrat marramendëse të kontratës së re të nënshkruar disa ditë më parë nga Lionel Messit me klubin ku e nisi.  

Për ta larguar transferimin e tij te Manchester City (anglezët i ofronin 100 milionë për firmën dhe 50 milionë neto pagë vjetore), pasi ai mbetej pa kontratë në vitin në 2018, klubi bëri gjithçka për ta mbajtur.

Klubi katalunas ka vendosur që t’i ofrojë 100 milionë euro në dorë për t’i mbuluar të gjitha gjobat (bashkë me interesat), që u ka paguar familja e Messit tatimeve në Spanjë.


100 milionë euro tjetra janë dhënë për ta zgjatur kontratën deri në vitin 2021. Paga vjetore e tij do të jetë 50 milionë euro, plus të drejtat e imazhit.

Messi feston golin

Këtyre shifrave u shtohen edhe premitë që do t’i fitojë argjentinasi.

Analizë - Oferta e çmendur e Cityt të cilën Messi e refuzoi
Lexo po ashtu Analizë - Oferta e çmendur e Cityt të cilën Messi e refuzoi

Barça do të ketë të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër me të njëjtat kushte. Besnikëria e Lionel Messit tani e ka një çmim, por në rastin e Messit, shumë të madh.

Messi me katër Këpucët e tij të Arta

Ky operacion do t’i kushtojë klubit 350 milionë euro, por ishte zgjidhja e vetme që Messi ta pranonte e të mos shkonte te Manchester City.

Kontrata u nënshkrua me 25 nëntor, ndërsa aktualisht Lionel Messi paguhet dy fish më shumë se Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori