LAJMI I FUNDIT:

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

Barcelona rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

Barcelona mund të përballet me përjashtim nga garat e Ligës së Kampionëve, duke filluar që nga sezoni 2024/25 për shkak të thyerjes së rregullave financiare.

Blaugranasit janë kualifikuar në mesin e 16 më të mirave pasi dolën si lider në grupin H dhe tani do të luajnë ndaj kampionit në fuqi të Italisë, Napolit.

Raportimet e fundit në media kanë thënë se klubi është në rrezik për t’u përjashtuar nga kompeticioni më i madh evropian për klube, për shkak të thyerjes së rregullave të Fair-play financiar.


Problemet financiare të Barcelonës janë dokumentuar gjatë kohëve të fundit, ani pse ata kanë njoftuar një profit prej 304 milionë eurosh në shtator.

Përditësohen vlerat në La Liga – Bellingham me rritje rekorde, nëntë lojtarë të Barcelonës zhvlerësohen
Lexo po ashtu Përditësohen vlerat në La Liga – Bellingham me rritje rekorde, nëntë lojtarë të Barcelonës zhvlerësohen

Sidoqoftë, sipas një raporti nga WELT, bilanci i klubit është një “rrëmujë”.

Barcelona ka marrë një dënim nga UEFA në vlerë prej 500 mijë eurosh gjatë verës, pasi dhoma e kontrollit financiar të organit drejtues, vendosi se skuadra katalanase “ka deklaruar gabimisht fitimet” dhe se të ardhurat e tyre nuk ishin “relevante”.

Por një suspendim i mundshëm siç duket nuk do t’i bëjë shumë përshtypje katalanasve, pasi ata janë njëra ndër ekipet që po shtyen përpara idenë e krijimit të Superligës Evropiane..

Pasi Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian dha verdiktin e saj në favor të Superligës Evropiane, Barcelona menjëherë lëshoi një njoftim zyrtar.

A do t'i marrin Barcelona dhe Real Madridi nga një miliard euro prej Superligës Evropiane?
Lexo po ashtu A do t'i marrin Barcelona dhe Real Madridi nga një miliard euro prej Superligës Evropiane?

“FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) që vlerëson projektin e Superligës siç propozohet nga A22 Sports”

“Si një nga klubet që drejton projektin e Superligës, FC Barcelona mendon se vendimi hap rrugën për një kompeticion të ri futbolli të nivelit elitar në Evropë, duke kundërshtuar monopolin mbi botën e futbollit”, thuhej në atë njoftim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Yamal po shndërrohet në një

Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Ndërkombëtare
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

La Liga
Kalo në kategori