LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka bërë gati shitjen e nëntë lojtarëve – mes tyre shumë yje

Barcelona ka bërë gati shitjen e nëntë lojtarëve – mes tyre shumë yje

Barcelona ka bërë gati një listë të gjatë me lojtarë që do t’i nxjerrë në shitje, për të arritur te blerjet e reja.

Klubi do t’i ndjejë pasojat ekonomike pas krizës të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Klubi po bëhet gati të shes nëntë lojtarë, ku këkron të arkëtojë rreth 300 milionë euro.


Barcelona. (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Kështu në krye të listës është braziliani Coutinho, që pritet të transferohet sërish në Ligën Premier, ku e ndjekin nga afër Chelsea e Manchester United.

Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoinne Griezmann, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak.

Griezmann në aksion

Më pas lista vijon më emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Jean Todibo, Samuele Umtiti, Semedo e Martin Braithwaite.

Sa u përket afrimeve, në krye të listës është braziliani Neymar, i ndjekur nga argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez.

Klubi do të kërkojë edhe një investim në mbrojtje. /Telegrafi/