Barcelona – Atletico Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim
Barcelona dhe Atletico Madrid do të ndeshen sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 23-të në La Liga.
Katalunasit janë nikoqir të Los Colchoneros në një ndeshje shumë interesante dhe të vlefshme për sezonin e të dyja skuadrave.
Vendi: Camp Nou
Koha: 16:15
Lajme rreth ekipeve
Barcelona
Ansu Fati, Sergi Roberto, Samuel Umtiti, Eric Garcia dhe Alejandro Balde janë ende të lënduar.
Clement Lenglet është një i lënduar i ri, ndërsa Memphis Depay është në dyshim.
Pierre-Emerick Aubameyang ka të drejtë të luajë pas transferimit të tij të lirë nga Arsenali, siç është edhe Adama Traore pas lëvizjes së tij.
Por, nuk ka gjasa që asnjëri nga lojtarët të fillojnë si titullar kaq shpejt.
Atletico Madrid
Antoine Griezmann mbetet jashtë dhe Marcos Llorente është pranë rikthimit.
Geoffrey Kondogbia gjithashtu dyshohet se është rikthyer nga pezullimi.
Nënshkrimi i ri Daniel Ëass mund të luaj si mbrojtës i djathtë duke pasur parasysh pasigurinë për Llorenten.
Fakte
Barcelona është e pamposhtur në 21 nga 22 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Atleticos në të gjitha garat.
Barcelona ka parë nën 3 gola në 8 nga 10 ndeshjet e fundit kundër Atleticos në të gjitha garat.
Atletico ka mbajtur portën e paprekur në 3 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës në të gjitha garat.
Ka pasur nën 3 gola të shënuar në 4 ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga.
Ka pasur mbi 3 gola të shënuar në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të Atleticos në udhëtim në La Liga.
Atletico ka pranuar të paktën 2 gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit jashtë fushe në La Liga.
Barcelona është e pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit në La Liga.
Atletico ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit në La Liga.
Atletico është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës në të gjitha garat.
Analizë
Barcelona është në entuziazëm pas një afati kalimtar mjaft të suksesshëm të janarit, duke marrë Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Blaugranët kanë pasur një sezon zhgënjyes deri më tani, duke u larguar me shpejtësi nga gara për titull në La Liga, por ata do të shijojnë shanset e tyre për të arritur në katër vendet e para pas transferimeve të janarit.
Ata vijnë në këtë ndeshje vetëm një pikë pas Atletico Madridit – që aktualisht është në vendin e katërt – pas një fitoreje të ngushtë ndaj Alavesit para pushimit, duke fituar 1-0 falë një goli të Frenkie de Jong. Kjo pasoi një humbje në Kupën e Mbretit ndaj Athletic Bilbao dhe një humbje në Superkupë ndaj Real Madridit.
Atletico Madrid arriti një fitore shumë të nevojshme ndeshjen e fundit, duke mposhtur Valencian 3-2 falë golave të Matheus Cunha, Angel Correa dhe Mario Hermoso, me golin e fundit që erdhi në minutën e 93-të.
Kjo fitore pasoi tre ndeshje pa fitore, duke humbur ndaj Real Sociedad në Copa del Rey dhe Athletic Bilbao në Superkupën e Spanjës.
Los Rojiblancos do të jenë të etur për të mbajtur vendin e tyre në top katërshe dhe një fitore këtu do të shtojë gjasat për të arritur këtë. Megjithatë, një barazim është rezultati më i mundshëm.
Formacionet e mundshme
Barcelona: Ter Stegen; Alves, Pique, Araujo, Jordi Alba; Busquets, Pedri, De Jong; Adama, Lukk De Jong, Ferran Torres.
Atletico: Oblak; Vrsaljko, Savic, Gimenez, Hermoso; Koke, De Paul, Carrasco, Lemar; Joao Felix, Suarez;
Parashikimi: Barcelona 1-1 Atletico Madrid
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi – kushton 60 milionë euro
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim
Bota e futbollit nuk është gati për atë çfarë po përgatit Ronaldo pasi të pensionohet nga loja e bukur
Nico Williams 'i hapur' për t'u transferuar në Ligën Premier - aktivizon katër gjigantët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin