LAJMI I FUNDIT:

Barça i ofron Messit 35 milionë euro në vit

Barça i ofron Messit 35 milionë euro në vit

Barcelona dëshiron me çdo kusht qëndrimin e Lionel Messit në skuadër deri në fund të karrierës së tij.

Ai që e deklaroi këtë është vetë presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu, ndërkohë që priten bisedimet me babain e futbollistit për rinovimin e kontratës përtej vitit 2018. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS, synimi i drejtuesve të Barcelonës është të përgatisin një kontratë për argjentinasin që parashikon një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon, shifër kjo shumë më e lartë nga ajo që 29-vjeçari përfiton me kontratën aktuale, 20 milionë euro në sezon dhe që e bën atë futbollistin më të paguar në botë.

Ajo që të bën përshtypje është se shifra prej 35 milionësh që Barcelona kërkon t’i ofrojë Messit është e njëjtë me atë që përfiton Neymar me kontratën e tij të re me klubin katalanas. Kjo do të thotë se kampionët e Spanjës do të nxjerrin nga arkat e tyre vetëm për Messin e Neymarin plot 140 milionë euro bruto, ndërkohë që arkëtimet e klubit kapin shifrën e 695 milionë eurove, transmeton tch.


Mësohet se çështja e rinovimit të kontratës së Messit do të marrë formën e dëshiruar nga Barcelona vetëm javët e ardhshme, ndoshta pas periudhës së Krishtlindjeve. Argjentinasi e di shumë mirë se nëse ai nuk do të qëndrojë te katalanasit, klube të tjerë janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar shërbimin e tij, diçka që duket se nuk është shumë e rëndësishme për të, pasi ai ndihet shumë mirë te Barcelona.

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori