LAJMI I FUNDIT:

Bankat në sulm, ulin normat e interesit

Bankat në sulm, ulin normat e interesit

Bankat në tërë botën janë hedhur në sulm, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që të frenojnë krizën.

Me nismën e Bankës Federale Amerikane, bankat qendrore në shtatë vende, përfshi këtu edhe Bankën Qendrore Evropiane, ndërmorën një lëvizje të paprecedent duke ulur normën e interesit me 0.5 për qind në mënyrë të koordinuar.

Norma e interesit të rezervës federale në Amerikë zbret nga 2% në 1.5%, ndërsa BQE nga 4.25% në 3.75 %.

Njëkohësisht normat u reduktuan edhe nga Banka e Anglisë, Kanadasë, Kinës, Suedisë, dhe Zvicrës.


Sipas BBC, ky hap i pazakontë në financat ndërkombëtare ka si synim të normalizojë tregjet dhe të lehtësojë peshën që po ndjen ekonomia nga rëniet në bursa.

“Federal Reserve”, që koordinoi veprimet për uljen e normës së interesit tha se vendimi, i cili zhvlerëson dollarin u mor në bazë të provave që vërtetonin një ngadalësim të aktivitetit ekonomik dhe reduktim të trysnive inflacioniste.