LAJMI I FUNDIT:

Bankat në Kosovë: Jemi stabile

Bankat në Kosovë: Jemi stabile

Drejtuesit e bankave komerciale në Kosovë kanë deklaruar se nuk kanë aspak frikë nga kriza që ka përfshirë bankat më të mëdha në të gjithë t, sepse paratë të kursyera nga qytetarët e Kosovës nuk i kanë investuar jashtë vendit.

‘ Duke pasur parasysh se Kosova nuk është e ekspozuar në tregjet e jashtme financiar, Raiffaisen Bank nuk ka humbur asnjë para në bursa dhe të gjitha kursimet janë të sigurta ”, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj banke,Asdren Rrahmani.

Edhe zyrtarët e Procredit Bank kanë deklaruar për media se nuk kanë asnjë problem me kthimin e kredive dhe bankar është duke i menaxhuar me kujdes paratë e qytetarëve.

Kriza globale e bankave erdhi kur miliona qytetarë amerikanë,të cilët kishin marrë kredi për shtëpi nuk mundën të paguajnë shlyerjen e kësteve, çka çoi në falimentimin e bankave.


Qeveria amerikane dha 700 miliardë dollarë për ti ndihmuar bankat duke blerë kreditë e këqija, por kriza u përhap në të gjithë botën.