LAJMI I FUNDIT:

Banka qendrore amerikane pritet të shkurtojë interesat

Banka qendrore amerikane pritet të shkurtojë interesat

Disa ekspertë financiarë thonë se Banka Qendrore amerikane mund të ulë sot interesat në përpjekje për t'i dhënë shtytje ekonomisë përballë krizës në tregun e shtëpive dhe falimentimit të disa bankave kryesore të investimeve.

Deri tani, ekonomistët e pyetur nga agjenci lajmesh thoshin se Banka Qendrore do t’i mbante interesat të pandryshuara ose do t’i rriste ato për të mbajtur nën kontroll inflacionin si pasojë e çmimeve në rritje të energjisë.

Por rënia e çmimeve të naftës ka zbutur nervozizmin rreth inflacionit dhe kriza e tanishme në tregjet financiare ka shtuar shqetësimin se bankat mund të mos kenë para të mjaftueshme për të dhënë hua.

Banka Qendrore i ka mbajtur interesat në nivel të pandryshuar dhe disa ekonomistë parashikojnë një shkurtim prej zero presje 25 përqindësh, që do ta bënte marrjen e huave më të lirë për të blerë shtëpi ose për të zgjeruar bizneset.


Një raport i qeverisë amerikane mbi inflacionin pritet të bëhet sot publik. Disa ekonomistë parashikojnë një zbutje të vogël në rritjen e çmimeve.