LAJMI I FUNDIT:

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Banka Ekonomike nënshkruan marrëveshjen e garancisë me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore

Banka Ekonomike dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore nënshkruan marrëveshjen për garancinë kreditore e cila do të ju mundësoj ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme qasje më të lehtë në financime, gjithashtu edhe siguri më të madhe për bankën në aspekt të kredidhënies.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë më së shumti bizneset e grave, fermerët, gjithashtu edhe sipërmarrësit të cilët nuk kanë mundësi të ofrojnë kolateral të mjaftueshëm për sigurimin e kredisë. Njëkohësisht kjo marrëveshje ka për qëllim stimulimin e kredidhënies te ato biznese ku planet e tyre investive do të kontriubojnë në rritje ekonomike, si dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës.

dsc_0152

Procedura e aplikimit është e njëjtë me procedurat standarde të bankës dhe me këtë rast, nëse klienti nuk i përmbush plotësisht kushtet për marrje të kredisë si: minimum i kolateralit, minimum i hipotekës apo minimum i ndonjë lloji tjetër kolaterali, banka do t’ia mundësoj lëshimin e kredisë duke shfrytëzuar garancinë e FKGK-së. /Telegrafi/

14670667_349030718778814_5123801639653464898_n

Artikull i sponzorizuar