Banka Botërore theksoi sot se rritja ekonomike e Ballkanit Perëndimor u ngadalësua gjatë këtij viti, ndërsa vitin tjetër parashikohet një përshpejtim i moderuar, krahas rimëkëmbjes së vazhdueshme në Bashkimin Europian, i cili është partneri kryesor tregtar i rajonit.
Banka Botërore publikoi sot Raportin e rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ku theksohet se rritja ekonomike e Shqipërisë është këtë vit më e lartë se parashikimet, mbështetur edhe nga një sezon turistik i suksesshëm.
Midis rreziqeve të brendshme, në raport renditen renditen fatkeqësitë natyrore dhe Partneritetet Publike – Private.
Në raportin e rregullt ekonomik për 6 e Ballkanit Perëndimor, tek pjesa për Shqipërinë, Banka Botërore thotë se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të mbetet mbi mesataren historike, në 3.6 për qind.
Një ngadalësim, krahasuar me vitin e kaluar, erdhi për shkak të shtrëngimit të kushteve financiare në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kufizuar ekonomike në Europë.
Raporti thekson se ulja e inflacionit pritet të mbështesë një konsum më të rritur, ndërsa tregu i punës u përmirësua dhe punësimi u rrit në 9 muajt e këtij viti, kryesisht prej zgjerimit të veprimtarisë së ndërtimit, hotelerisë dhe turizmit me rekorde historike gjatë verës.
Banka Botërore vëren një rritje të të ardhurave nga punësimi dhe nga tatimet, rritje të kredive, të investimeve, si dhe treguesve të besimit tek bizneset dhe konsumatorët.
“Punësimi ka vijuar të rritet, ndonëse me ritme më të ngadalta në tremujorin e dytë se sa në tremujroin e parë. Vihet re se këto presione të rritura të tregut të punës kanë ndikuar edhe në rritjen e pagave, që nga një anë ka përmirësuar kushtet financiare, duke mbështetur konsumin, por nga ana tjetër ka rritur presionet e brendshëm inflacioniste, pra presionet që vijnë nga kërkesa e brendshme”, thotë Hilda Shijaku, eksperte e Bankës Botërore.
Sektorët që mbështetën rritjen, krahas turizmit dhe ndërtimit, sipas raportit janë edhe shërbimet, tregtia, pasuritë e paluajtshme dhe prodhimi, ndërsa industria nxjerrëse dhe bujqësia pësuan tkurrje.
Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri, sepse mbulon rreth 18 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe afro 35 për qind të punësimit.
I pyetur për një mbështetje më të madhe të bujqësisë përmes sigurimit, eksperti për sektorin financiar në zyrën e Bankës Botërore, Keler Gjika, tha se sigurimi në bujqësi nuk është i zhvilluar, edhe pse disa kompani janë përpjekur të futin polica sigurimi në treg.
Ai shtoi se përmes bashkëpunimit të Bankës Botërore me ministrinë e Bujqësisë do të hartohen disa rekomandime për sigurimin e bujqësisë, në mënyrë që të nxitet prodhimi.
“Bujqësia në Shqipëri është sektor i fragmentariuar, me shumë pak financim nga sektori financiar, i cili i ka shumë të ulët veprimtarinë tregtare dhe ka nevojë të rriten. Trajtimi i sigurimit në bujqësi është pjesë e një pakete të tërë reformash, apo masash, që qeveria duhet të ndërmarrë për të siguruar rritjen e produktivitetit në bujqësi”, tha zoti Gjika.
Në Raportin e Bankës Botëtore theksohet se papunësia dhe inflacioni po ulen, ndonëse presionet inflacioniste janë ende të larta, ndërsa rritja e pagave dhe e punësimit pritet të reduktojnë edhe shkallën e varfërisë gjatë vitit 2023.
Në fund të këtij viti parashikohet të bjerë më tej edhe borxhi publik në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u regjistrua një fuqizim fiskal prej rritjes së të ardhurave.
“Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme, si recesioni në Europë ose shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit
në tregjet ndërkombëtare të kapitalit në vitet në vijim”, thuhet në raport.
Në të theksohet se rritja e mëtejshme e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë përbëjnë një rrezik të rëndësishëm për rritjen ekonomike, pasi ato mund të ndikojnë negativisht në të ardhurat reale, mund të ngadalësojnë uljen e varfërisë.
Ndërsa midis rreziqeve të brendshme raporti rendit fatkeqësitë natyrore, Partneritetet Publike-Private dhe ndërmarrjet shtetërore, si dhe rreziqet fiskale që rrjedhin nga sektori energjetik, i cili bazohet tek hidrocentralet dhe rreshjet. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe