LAJMI I FUNDIT:

Balotellit më në fund i shkon Ferrari në Liverpul

Balotellit më në fund i shkon Ferrari në Liverpul

Mario Balotelli ka shkuar në stërvitjet e të enjtes në Liverpul me veturën Ferrari F12 Berlinetta, në vlerë prej 300.000 eurosh që i ka shkuar nga Italia.

Sulmuesi italian mezi ka pritur që të vozitet me superveturën e tij, prandaj menjëherë e ka shfrytëzuar rastin që të shkojë me të në fushën stërvitore në Melwood.

ferrarialo


Futbollisti 23-vjeçar është një admirues i madh i automjeteve të shtrenjta dhe jo rrallëherë ka hyrë në telashe për shkak të tyre.

Vetura më e njohur e Balotellit padyshim se ishte Bentley GP, të cilën e voziste gjatë kohës kur luante për Manchester Cityn.

Mario Balotelli  këtë verë e braktisi Milanin dhe nënshkroi për Liverpoolin. /Telegrafi/