LAJMI I FUNDIT:

Ballkani kërkon ta nis sezonin me fitore, Dukagjini di të bëjë befasi – formacionet zyrtare

Ballkani kërkon ta nis sezonin me fitore, Dukagjini di të bëjë befasi – formacionet zyrtare

Ballkani do e fillojë edicionin 2021/22 në takimin përballë Dukagjinit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë.

Objektivi është i qartë për skuadrën nga Suhareka, pasi në këtë sezon do të tentojnë të shpallen kampion.


Në anën tjetër, Dukagjini i inkuadruar në elitën e futbollit kosovar, synim kryesor do e ketë qëndrimin në ligë, e që do të jetë mjaftë e vështirë, por jo e arritshme.

Formacioni startues i Ballkanit: Ljuljanovic, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As. Thaqi, Gashi, Kuc, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Formacioni startues i Dukagjinit: Muhaxhiri, Mërlaku, Dallku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Shabani, Ahmeti, Mulaj, Januzi. /Telegrafi/