LAJMI I FUNDIT:

Ballkani dhe Prishtina barazojnë në derbin e zjarrtë

Ballkani dhe Prishtina barazojnë në derbin e zjarrtë

Ballkani dhe Prishtina janë ndarë me barazim 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjen së zhvilluar në Suharekë ka sjell shumë aksion, raste dhe gola, duke dhuruar njëkohësisht edhe emocione.

Vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar dy gola, kundrejt një të mysafirëve.


Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 11 minutave lojë dhe ishte Blendi Baftiu, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa Endrit Krasniqi (16’) barazoi në 1-1 pas një topi të kthyer nga pritja e penalltisë nga portieri vendas.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej me barazim, ashtu nuk mendoi edhe Kushtrim Gashi, i cili në shtesë nga rreth 25 metra shënoi për 2-1.

Ballkani – Prishtina, pjesa e parë mbyllet me epërsinë e vendasve
Lexo po ashtu Ballkani – Prishtina, pjesa e parë mbyllet me epërsinë e vendasve

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua një lojë e mirë dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, por vetëm Prishtina arriti ta gjej golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 60-të dhe ishte Otto John, i cili shënoi me kokë për 2-2 pas asistimit të Ardit Hilës dhe me këtë gol u mbyll ndeshja.

Pas këtij barazimi, vendasit e shohin veten në pozitën e tretë me 63 pikë apo dy më pak se vendi i parë Drita, ndërsa Prishtina renditet e katërta me 59 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Ballkani udhëton te Gjilani, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Flamurtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori