LAJMI I FUNDIT:

Balje akuzon koalicionin ‘Vakat’ për marrëveshje të fshehtë: Mori vota në mjediset serbe, ku nuk jeton asnjë boshnjak

Balje akuzon koalicionin ‘Vakat’ për marrëveshje të fshehtë: Mori vota në mjediset serbe, ku nuk jeton asnjë boshnjak
Duda Balje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryetarja e listës boshnjake Unioni Socialdemokrat, ish deputetja Duda Balje, ka akuzuar koalicionin e partive  boshnjake ‘Vakat’ se ka bërë marrëveshje të fshehur me Listën Serbe, duke marrë vota në komunat me shumicë serbe ku nuk jeton asnjë boshnjak.

Balje, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘Vakat’ përmes marrëveshjes së fshehur [me Listën Serbe] ka marrë afër 1,000 vota në mjediset serbe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Duda Balje:


” Vakat, Vakat!!!!

S’keni faj për asgjë, por marrëveshje e fshehur me disa “fytyra”  për vota, afër 1000, në mjediset serbe në të cilat nuk i keni pasur kurrë.

Nuk ka të bëjë me Prishtinën dhe qytetet tjera por me vendet ku nuk jeton asnjë boshnjak.

“Marrëveshje e fshehtë me Listën Serbe”: Pas Duda Balje, reagon edhe Emilija Rexhepi
Lexo po ashtu “Marrëveshje e fshehtë me Listën Serbe”: Pas Duda Balje, reagon edhe Emilija Rexhepi

KQZ nuk po e ftoni te zhbejne, por populli te ju fale, per shitjen dhe tradhetine e  “ krijuesve te Bosnjes”.

Duke pritur rezultatet përfundimtare!!!!

Ps. Hajde ma kujto se nuk e kemi pare live te njejten gje se si nuk ka perdorur kurre arme pa leje…. mire pastaj e ka perdorur?!

Dhe nëna ime nga Novi Sad mirëpret gjithë Vakatin!” (sic.), ka shkruar Balje, duke i bashkangjitur postimit të saj dëshmi për votat që ka marr Vakat në mjediset serbe në veri të Kosovës.

Duda Balje, më 28 janar, e kishte akuzuar Listën Serbe se po planifikonte që “përmes trupit të saj votues të ushtrojë ndikim dhe të vë nën kontroll disa nga komunitetet jo shumicë në Kosovë”.

Ajo ka thënë se numri i boshnjakëve që jeton në Mitrovicën e Veriut nuk është i madh dhe se me një numër të caktuar të votave, mund të ndikohet në marrjen e mandateve politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori