LAJMI I FUNDIT:

Bajrami në konferencën për rolin e SBASHK-ut

Bajrami në konferencën për rolin e SBASHK-ut

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami ka marrë pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare “Roli i SBASHK-ut dhe partnerëve në ngritjen e cilësisë në arsim”, të organizuar nga Sindikata për Arsimi, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), njoftoi MAShT.

SBASHK dhe Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) po implementojnë projektin “Fuqizimi i rolit të SBASHK në politikëbërje”.Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i kapaciteteve të SBASHK për rritje të pjesëmarrjes në dialogun social, në politikëbërje dhe në vendimmarrje.

Ministri Bajrami me këtë rast ka thënë se, SBASHK-u është partner strategjik në hartimin e politikave të MAShT- it, duke qenë se përfaqëson dy komponentë të rëndësishme në sistemin arsimor.


“SBASHK-u përfaqëson dy komponentë shumë të rëndësishëm për mësimdhënësit: komponentin social, sepse të gjithë duhet të punojmë në ngritjen e vazhdueshme të pozitës materiale dhe sociale të mësimdhënësve, pasi ata janë garanci e ngritjes së cilësisë në arsim. Komponentë e dytë është roli i SBASHK-ut në ndërtimin e politikave publike në fushën e arsimit.”, theksoi Bajrami.

Ministri ka folur edhe për miratimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016-2020, si një dokument i rëndësishëm, sa i përket angazhimeve të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e cilësisë në arsim.

“Këtë javë Qeveria e Kosovës do të miratojë Strategjinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar 2016-2020, një dokument i madh i cili do të shpërndahet në shkollat e Republikës së Kosovës”, tha Bajrami.

Ai ka ritheksuar se politikat e Ministrisë së Arsimit janë të orientuara kah decentralizimi i kompetencave, në mënyrë që të demonstrohen deklaratat për ngritjen e cilësisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori