LAJMI I FUNDIT:

Babadimri dhuron pasurinë e tij

Babadimri dhuron pasurinë e tij

Në një shitore të improvizuar, Babadimri sërish ka dhuruar gjësendet e tij. 62-vjeçari Dennis Stevenson ka dhuruar televizorë, antena, veshmbathje, ku pos të tjerash ishte një kostum i shtrenjtë i papërdorur, libra, lodra, e çka mos tjetër...

Stevenson, këtë veprim po e bën që dy vjet radhazi – duke u veshur si babadimër dhe duke i dhuruar gjësendet personale për bashkëqytetarët e tij, që jetojnë në Gold Coast, në Queensland.

Edhe vitin e kaluar ai kishte hapur derën e shtëpisë së tij – të cilën e kishte shndërruar në një shitore të pagëzuar si “Shpirti i Krishtlindjes”, ku kishte dhuruar gjësendet personale. /Telegrafi/