LAJMI I FUNDIT:

Axians Kosova dhe Qendra Don Bosko shpallin partneritet për edukimin digjital të fëmijëve

Axians Kosova dhe Qendra Don Bosko shpallin partneritet për edukimin digjital të fëmijëve

Axians, brendi TIK I VINCI Energies, po bashkëpunon me Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” në Kosovë. Në partneritetin e orientuar afatgjatë, Axians ofron njohuri dhe pajisje për të mbështetur edukimin dixhital – veçanërisht për fëmijët e familjeve në kushte te vështira.

I lumtur për këtë partneritet u shpreh edhe Drejtori i Qendrës Edukative-Sociale “Don Bosko”, Don Dominik Kukeli i cili shtoi se edukimi social është një shtyllë tejet e rëndësishme për zhvillimin e potencialit të nxënësve dhe për karrierën e mëtutjeshme.

Ndërsa Burim Mirakaj, Drejtor i përgjithshëm në VINCI Energies DACH & CEE ICT foli për rëndësinë e kësaj fushe të studimit dhe profesionit duke shtuar se është mundësia më e mirë për përfshirjen e Kosovës në Europë, pasi që edhe konsiderohet pjesë e saj.

Ndër të tjera shtoi se ky partneritet është investim i së tashmes për të ardhmen e fëmijëve që ata të mësojnë dhe të trajnohen profesionalisht në infrastrukturën digjitale.

Gjuha e TIK-ut është tashmë botërore dhe mundësitë për ngritje dhe zhvillim profesional në këtë aspekt çdo herë e më shumë po rriten.

Kjo ofron shumë avantazhe për fëmijët bursistë por edhe gjithë të tjerët, sepse me krijimin e mundësive më të mira për punë dhe karrierë, zvogëlohet numri i personave që duan të ikin jashtë vendit.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Kalo në kategori