Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një konferencë për media ka paralajmëruar se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Qelaj para gazetarëve tha se lidhur me këtë i ka dërguar letër edhe presidentes Vjosa Osmani.
“Unë kam njoftuar të gjithë të pranishmit, në mënyrë publike që jemi duke e shqyrtuar mundësinë e nënshtrimit të vlerësimit të kushtetutshmërisë të këtij ligji në raport me listat zgjedhore të subjekteve politike ngase logjikisht si dhe në aspektin praktik Avokati i Popullit konsideron se është e domosdoshme…”, tha ai, duke shtuar se Ligji për Zgjedhjet ka kaluar në seancë pa një diskutim publik dhe pa e përfshirë një aspekt të rëndësishëm, atë të barazisë gjinore.
Ai shtoi se i kanë dhënë mundësinë Qeverisë dhe Kuvendit që deri në afatin e ushtrimit të kërkesës në kushtetutshmërisë të bëhet amandamentimi i Ligjit.
Avokati i Popullit tha më tej se vendi këtë vit u ballafaqua me situata të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të sigurisë në veri të vendit.
Qelaj bëri të ditur se gjatë vitit 2023, kanë pranuar mbi 1500 ankesa nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme.
“Prej 230 rekomandimeve vetëm 40 janë zbatuar, shtatë rekomandime janë pjesërisht të zbatuara dhe numri tjetër 183 janë në pritje për zbatim. Normalisht qysh në janar ne kemi me intensifikuar angazhimin tonë me pa se cilët kanë qenë faktorët që kanë ndikuar me pas rënie të zbatimit të rekomandimeve”, theksoi Qelaj.
Duke folur për trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Qelaj tha se të njëjtëve iu janë shkelur të drejtat sa i përket kufizimit të vizitave të familjarëve.
“Prej se kam mandat si Avokat i Popullit nuk kam pasur komunikim të duhur me Avokatin e Popullit të Dhomave të Specializuara. Në fillim të vitit 2021 kam pasur një komunikim me të njëjtin, ai ka qenë online për shkak të masave të pandemisë, kam kërkuar të takojë në Hagë, por më është thënë se nuk ndodhet në Hagë dhe deri më sot nuk kam komunikim me atë.
Në lidhje me atë se a paraqet dhe a cenon të drejtat e njeriut masa për kufizim të vizitave, unë besoj se mbi bazën e përgjegjësive që kam që të drejtat minimale që duhet t’i ketë një i burgosur gjatë kohës sa mbahet në burg janë të rëndësishme dhe domosdoshme me u respektu. Cenimi i privatësisë së vizitave për mua paraqet problem dhe shqetësim”, theksoi Qelaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës