LAJMI I FUNDIT:

“Tensione” gjatë diskutimit mes Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i Qeverisë tregon se për çfarë bëhej fjalë

“Tensione” gjatë diskutimit mes Kurtit e Osmanit, zëdhënësi i Qeverisë tregon se për çfarë bëhej fjalë

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar “tensionin” e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmanit, gjatë diskutimit të tyre në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Kryeziu ka shkruar se kryeministri Kurti ishte duke folur me presidenten Osmani për Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe deklaratës së këtij të fundit për dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Ligjit të ri për Zgjedhje.


Ndryshe KosovaPress sot ka publikuar disa pamje nga ky moment i diskutimit mes Kurtit e Osmanit, ku thuhej se kryeministri dhe presidentja janë parë në tension më shumë se zakonisht.

​A ka tensione mes Osmanit dhe Kurtit?- pamje nga diskutimi i tyre sot në Kuvend
Lexo po ashtu ​A ka tensione mes Osmanit dhe Kurtit?- pamje nga diskutimi i tyre sot në Kuvend

Postimi i plotë i Kryeziut pa ndërhyrje:

Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin “Drejtësi dhe Punësim”, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese.

Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023.

Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori