Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka thënë se turpi gjykues ka shqiptuar dënim shumë të lartë për dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në seancën e Apelit të zhvilluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ai ka thënë se nëse akuzat kundër Haradinajt nuk rrëzohen, atëherë duhet të shkurtohet dënimi.
Mbrojtja e Haradinajt ka apeluar aktgjykimin e dhënë nga trupi gjykues në maj të këtij viti, ku ish-krerët e OVL-UÇK u shpallen fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë.
“Ne kemi bërë të qartë në parashtrimet me shkrim dhe sot, se zoti Haradinaj duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, nëse nuk rrëzohen akuzat, atëherë duhet të shkurtohet dënimi. Konsiderojmë se turpi gjykues duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, ka bërë gabim faktik dhe ka vendosur një dënim qartazi tepër të lartë dhe ky është paragrafi 209, i dosjes sonë të Apelit”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka thënë se procedurat në këtë çështje nuk ishin të drejta, duke shtuar se prokuroria është mbështetur në prova jo të besueshme.
“Parashtrimi ynë është që procedurat nuk kanë qenë të drejta. I gjithë çështja e prokurorisë mbështetej në tre anëtarë të personelit të ZPS-së, dy prej të cilëve kanë dhënë prova që ne i kemi parashtruar me shkrim që janë prova jo të besueshme në raportim më të mirë e herë pas here nuk janë as të ndershme, ndërkohë dëshmitari i tretë siç mund ta kujtoni kujtesa e të cilit ishte kufizuar lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në ngjarjet e vitit 2020, ndërkohë që dëshmitari i fundit, një gazetar, zoti Berisha e minoi çështjen e prokurorisë, dhe përcaktoi në fakt, i dha më shumë rëndësi një ndër pjesëve kryesore të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, nuk tha gjë tjetër veçse justifikoi që veprimet e tij ishin në interes të publikut, një tezë që e kishim edhe ne”, ka thënë Cadman.
Mbrojtja e Haradinajt ka thënë se gjykata duhet të zbulojë të vërtetën në mënyrë që sipas tij të kthehet besueshmëria në institucion.
“Ne mendojmë që gjykata duhet të shikojë interesin e publikut në kuadër të përgjithshëm, kërkojmë nga gjykata që të bëjë punën e vet për zbulimin e së vërtetës ndërkohë që kemi të bëjmë në rastin në fjalë me kurthin, me shtytjen për kryerjen e veprës nga gjendët e Serbisë apo nga aleatët e saj për të ndihmuar mbulimin qartazi të padepërtueshëm të sekreteve që ajo ka hedhur mbi këtë çështje. Që të kthehet besueshmëria e institucionit do të duhet që të largohet aroma e manipulimit dhe pandershmërisë, dhe kjo është ajo çfarë ne kërkojmë”, ka thënë ai.
Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë dënuar për pengim të personave zyrtarë nëpërmjet kërcënimit, për frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacioneve të fshehta dhe për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa janë shpallur të pafajshëm për një pikë të aktakuzës që është vepra penale e hakmarrjes. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës