LAJMI I FUNDIT:

Avio-kompanitë dyshohet për marrëveshje mes vete për çmime të larta të biletave

Avio-kompanitë dyshohet për marrëveshje mes vete për çmime të larta të biletave

Agjencitë turistike të udhëtimit dyshohet të kenë marrëveshje mes vete për mbajtje të çmimeve të larta të biletave të aeroplanit gjatë sezonit veror.

Një gjë të tillë e kanë përmendur drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, pas pyetjeve të bëra nga anëtarë të Komisionit të Zhvillimit Ekonomik, raporton KTV.

Drejtori i këtij autoriteti, Dritan Gjonbalaj, ka thënë se rritja e madhe e çmimeve të biletave në kohë vere është sinjal që jep dyshime se ato kanë marrëveshje mes vete dhe se për këtë duhet hetuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.


Gjonbalaj ka thënë se kjo mund të jetë një nga arsyet pse më 2014 ka pasur 14% më pak udhëtarë sesa më 2013.

Në këtë takim drejtues të AAC-së kanë thënë se Serbia nuk ka bërë ndonjë kërkesë për fillim të vijës ajrore me Kosovën.

Drejtuesit e Autoritetit të Aviacionit Civil kanë thënë se vitin e kaluar kanë pasur mbi 170 raporte për shkelje të rregullave të komunikacionit ajror, një nga më seriozet ka qenë ajo e udhëtimit të kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me aeroplan.

Për këtë të fundit kanë thënë të kenë dënuar pilotin, i cili ishte lajmëruar se Aeroporti i Gjakovës është i mbyllur dhe se nuk mund të shfrytëzohet për fluturime, mirëpo ai nuk kishte marrë parasysh paralajmërimet, duke rrezikuar transportin ajror.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori