LAJMI I FUNDIT:

Automjetet e shtrenjta të futbollistëve (Foto)

Automjetet e shtrenjta të futbollistëve (Foto)

Tashmë është e ditur se futbollistët dhe veturat e shtrenjta shkojnë bashkë. Porsa nënshkruajnë një kontratë shumëmilionëshe, gjëja e parë që bëjnë lojtarët është blerja e një automjeti të shtrenjtë.

Me anë të fotografive, Telegrafi ju sjell dhjetë automjetet më të shtrenjta të futbollistëve duke filluar nga Lamborghini i Nanit (Sporting Lisbon), të cilin e ka blerë 176.500 euro.

Arda Turan (Atletico Madrid) posedon Mercedes-Benz SLS AMG në vlerë 183.000 euro. Didier Drogba (Chelsea) vozit Mercedes SL65 AMG (189.000 euro).


Wayne Rooney (Manchester United) me Aston Martin Vanquish S (189.000 euro) dhe Jermaine Pennant (pa klub) Aston Martin DBS (214.300 euro) përfshihen në dhjetë vendet e para.

Frank Lampard (Manchester City) vozit Ferrari 458, i cili kushton 252.000 euro. Obafemi Martins (Seattle Sounders) ka shpenzuar 315.200 euro për automjetin e tij N50M Lamborghini.

Tre veturat më të shtrenjta i kanë i pensionuari David Beckham që vozit Rolls Royce Phantom (441.200 euro), El Hadji Diouf (pa klub) që posedon Mercedes-Benz SLR McLaren (530.000 euro) dhe Cristiano Ronaldo, i cili për veturën e tij LaFerrari ka shpenzuar 2.5 milionë euro. /Telegrafi/

nani nani2 nani3 nani4 nani5 nani6 nani7 nani8 nani9 nani10