Autoritetet australiane po kërkojnë një mënyrë për të anuluar pasaportën e komandantit paraushtarak të lindur në Serbi, Dragan Vasilkoviq, pasi ai u dënua për krime lufte nga një gjykatë kroate.
Gazeta The Australian njoftoi se nëpunësit e lartë publikë po shqyrtojnë nëse legjislacioni – fillimisht i projektuar për të trajtuar radikalët islamikë që kthehen në Australi pas luftimeve në Lindjen e Mesme – mund të përdoret në rastin e Vasilkoviqit dhe nëse Ministria e Emigracionit mund të anulojë pasaportën e tij.
Gjykata e qarkut në qytetin bregdetar të Splitit e dënoi Vasilkoviqin me 15 vjet burg të martën, duke e shpallur atë fajtor për krime lufte kundër civilëve kroatë dhe të burgosurve të luftës në 1991.
Për shkak se ai ka kaluar pothuajse 11 vjet në njësinë e ekstradimit në Australi dhe në paraburgim në Kroaci, avokatët e tij kanë njoftuar se po aplikojnë për lirimin e parakohshëm të tij, si edhe apelojnë kundër vendimit të Gjykatës së Lartë.
Sipas ligjeve kroate, të gjithë të dënuarit mund të kërkojnë të lirohen pasi kryejnë dy të tretat e dënimit të tyre, që do të thotë se ai mund të lirohet së shpejti.
Vasilkoviq, i cili ka pasaportë serbe dhe australiane, raportohet se dëshiron të rikthehet në Australi pas lirimit të tij, por zyrtarët në vend duan ta parandalojnë këtë.
Ai u deportua në Kroaci nga Australia në korrik 2015, ku kishte vite që jetonte me emrin Daniel Snedden dhe punonte si instruktor golfi.
Ai ishte shpërngulur në Australi kur ishte adoleshent, por u kthye në Jugosllavi para fillimit të konflikteve të viteve 1990 dhe më pas u dërgua nga autoritetet në Beograd të ishte komandant i një qendre trajnimi për një njësi paraushtarake speciale serbe në Kroaci në vitin 1991.
Ai mohoi kryerjen e krimeve të luftës dhe deklaroi se nuk ishte fajtor në gjyq.
Gjatë deklaratës së tij mbyllëse në gjykatë, ai e dënoi gjyqin si të motivuar politikisht dhe “një proces fashist shtypës”. /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulmuesi filloi të godiste me thikë pasagjerët në metronë e Tajvanit – ata bashkuan forcat për ta ndalur
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit
Disa vende të NATO-s “po lobojnë për më shumë guxim” kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251