LAJMI I FUNDIT:

Auditori gjen shumë shkelje në Zyrën e Kryeministrit (Video)

Auditori gjen shumë shkelje në Zyrën e Kryeministrit (Video)

Zyra e kryeministrit të Kosovës nuk i ka shpëtuar llupës së Auditorit i cili ka gjetur shumë shkelje aty.

Ky institucion ka konstatuar se kjo Zyrë ka një varg mangësish, si në shpenzim të buxhetit, përmbyllje të kontratave dhe shpenzime në vetura, mosmarrje të masave nga rekomandimet e 2012-ës e të tjera.

Përkundër dizajnimit të mirë të sistemit për kontrollin e brendshëm, ai nuk është zbatuar në mënyrën e duhur.


ZKM, që njihet për ndarje të subvencioneve të ndryshme me mënyrën aktuale të menaxhimit, nuk është duke ofruar siguri nëse ato po shfrytëzohen për qëllimet e dedikuara.

Më gjerësisht, shikojeni storien e përgatitur nga ekipi i KTV-së.

KUSHTRIMI AUDITIMI KRYEMINISTRI 0610 from Krenar Thaçi on Vimeo.