Audi dhe Volkswagen do të përdorin inteligjencën artificiale për qëllime të kontrollit të cilësisë

Audi-ja vazhdon që të përqafojë edhe më tutje inteligjencën artificiale teksa kompania ka filluar përdorimin e një sistemi që përdorë teknologjinë në fjalë për kontroll të cilësisë.
Sipas prodhuesit të veturave, projekti më i fundit e përdorë inteligjencën artificiale për të ekzaminuar saldimet e pikave në trupat e veturave. Audi nuk hyri në shumë specifika, por tha se kjo teknologji u zhvillua dhe u testua me sukses në Neckarsulm.
Mesa duket projekti pati një ndikim të madh, pasi që kompania ishte në gjendje që të analizonte “rreth 1.5 milionë pika saldimi në 300 vetura në çdo turn”. Përpara përdorimit të inteligjencës artificiale, punëtorët duhej që të përdornin pajisje ultrazëri që të kontrollojnë në mënyrë manuale afërsisht 5 mijë pika saldimi për veturë, raporton CarScoops, transmeton Telegrafi.
Përdorimi i inteligjencës artificiale është shumë më efikas dhe Audi tha se do t’u mundësojë atyre të kontrollojnë cilësinë në një mënyrë më objektive. Punëtorët gjithashtu janë liruar të “përqendrohen në anomalitë e mundshme”, megjithëse padyshim që do të jenë shqetësime për humbjet e mundshme të vendeve të punës në të ardhmen.
Pas suksesit të program pilotit, inteligjenca artificiale do të vihet në përdorim edhe në tre objekte të tjera deri në fund të këtij viti. Këto përfshijnë fabrikat e Audi-së në Bruksel dhe Ingolstadt, si dhe fabrikën e Volkswagen në Emden.
Sidoqoftë, kjo nuk është aq e lehtë sa instalimi i disa softuerëve siç vuri në dukje prodhuesi i automjeteve që një ekip ekspertësh duhet të ri-trajnojë modelin e AI për të identifikuar ndryshimet në cilësimet e saldimit në impiante të ndryshme.
Pasi që momentalisht nuk ka standarde apo certifikim për aplikimin e inteligjencës artificiale, prodhuesi i veturave u koordinua me Shoqatën Gjermane për Cilësi, Institutin Fraunhofer për Inxhinierinë Industriale dhe Institutin Fraunhofer për Inxhinierinë dhe Automatizimin e Prodhimit. Ky është një problem i vogël , por Audi thotë se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të optimizuar procese të tjera në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

"Glamping" me automjete elektrike arrin nivelin tjetër

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës