LAJMI I FUNDIT:

ATOMI bëhet anëtare e Këshillit Botëror për fëmijë me dhunti e talente

ATOMI bëhet anëtare e Këshillit Botëror për fëmijë me dhunti e talente

Instituti ATOMI i cili merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë ka arritur edhe një njohje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ATOMI është certifikuar nga Këshilli Botëror për fëmijë me dhunti e talente (World Council for Gifted and Talented Children – WCGTC) si organizatë anëtare (Affiliate of the WCGTC) për Kosovë.

“Si rezultat i kësaj, ATOMI tashmë është bërë anëtare e Këshillit Botëror për fëmijë me dhunti e talente së bashku me dhjetëra organizata e federata organizatash të vendeve të ndryshme nga mbarë bota. Kjo është një arritje shumë e rëndësishme për një organizatë nga Kosova, e cila bën punë profesionale të krahasueshme me organizatat homologe botërore, megjithëse me resurse të kufizuara financiare e profesionale”, thuhet në njoftim.


Tutje thuhet se “Për dijeni, Këshilli Botëror për Fëmijët me Dhunti dhe Talente (The World Council for Gifted and Talented Children – WCGTC) është një organizatë botërore jo-profitabile që merret me avokim dhe mbështetje te fëmijëve me dhunti. ËCGTC është një organizatë e larmishme që rrjetëzon të gjithë globin me një grup të anëtarëve aktivë nga komuniteti hulumtues, nga ekspertë të fushës së edukimit, si dhe palë te tjera të interesuara në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve me dhunti e talente të të gjitha moshave. WCGTC përbëhet prej anëtarëve të saj, komitetit ekzekutiv dhe delegatëve ndërkombëtarë. Këshilli Botëror për Fëmijët me Dhunti dhe Talente është krijuar para më shumë se 40 vjetëve”.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim, kjo është arritja e tretë e ATOMI-t në nivel ndërkombëtar, meqë para 6 viteve ATOMI ishte certifikuar nga Këshilli Evropian për Aftësi të Lartë (European Council for High Ability – ECHA) si Pikë Evropiane për Talentet (European Talent Point – ETP) në Kosovë ndërsa në 2014-tën edhe MENSA, organizata më e madhe ndërkombëtare që merret me personat me inteligjencë të jashtëzakonshme në botë, e cila ka shtrirje në më shumëse 100 vende të botës, kishte konfirmuar se i njeh dhe i certifikon praktikat, instrumentet dhe rezultatet e ATOMI-t.

Sipas Naime Hoxhës, drejtoreshë ekzekutive i Institutit ATOMI, “kjo njohje dhe ky reputacion i mirë ndërkombëtar për ATOMI-n vjen si rezultat i zbatimit të standardeve, kritereve dhe praktikave më të mira shkencore, profesionale e etike, evropiane e ndërkombëtare, që ATOMI bën gjatë punës dhe aktiviteteve të veta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori