LAJMI I FUNDIT:

Atletico rrugës për në çerekfinale (Video)

Atletico rrugës për në çerekfinale (Video)

Atletico Madridi ka shënuar fitore prej 4-2 kundër Bayer Leverkusenit në ndeshjen e zhvilluar në BayArena, e vlefshme për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Skuadra mysafire e nisi më mirë sfidën duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të me anë të Saul Niguez, i cili realizoi një gol shumë të bukur.

Saul Niguez shënoi golin e parë

Golin e dytë të mysafirëve e realizoi Antoine Griezmann (25’) dhe me epërsi të dyfishtë, shkuan në pushim.


Në fillim të gjysmës së dytë, vendasit e ngushtuan rezultatin me golin e Karim Bellarabi (48’).

Mirëpo, Los Rojiblancos e ngritën sërish avantazhin me anë të Kevin Gameiros, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë pas një penaltie të akorduar në favor të vizitorëve (59’).

Sidoqoftë, reagimi i vendasve nuk vonoi dhe ata e ngushtuan rezultatin me autogolin e Stefan Savic (68’).

Të zgjedhurit e Diego Simeones e shënuan edhe një gol me anë të veteranit Fernando Torres (86’) për ta vulosur këtë fitore.

Kjo fitore e vë Atletico Madridin në pozitë shumë të mirë të vazhduar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kur kihet parasysh se ndeshjen e kthimit e zhvillon në shtëpi. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5cp0lf_asdggae_sport

https://www.youtube.com/watch?v=qR34teFJMFU

https://www.youtube.com/watch?v=KqhBH9cBmg0

https://youtu.be/Mdh08WX2CX0

https://www.youtube.com/watch?v=MX-xySlxdAA

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Fyerjet e rënda që i tha gjyqtarit, ylli i Atleticos rrezikon një dënim shembullor

Fyerjet e rënda që i tha gjyqtarit, ylli i Atleticos rrezikon një dënim shembullor

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori