LAJMI I FUNDIT:

Atletet e së ardhmes (foto, video)

Atletet e së ardhmes (foto, video)

I kanë bërë italianët, sipas modelit të mënyrës tradicionale japoneze të paketimit të mallit për transport. Shikojini...

Prodhuesi italian i këpucëve “Vibram”, i njohur për mbathjet ushtarake, i ka shpikur atletet për të cilat thotë që janë atlete të së ardhmes dhe që sportistët do t’i adhurojnë, transmeton Telegrafi.

Atletet “Furoshiki” nuk kanë toja, por mbështillen përreth shputave dhe “ngjiten” me shirit rrodhe.


Janë të bëra në pesë ngjyra të ndryshme, të thella dhe të cekëta, ndërkaq kushtojnë rreth 140 dollarë.

/Telegrafi/