LAJMI I FUNDIT:

ATK për 9 muaj mbledh 159.5 milionë euro

ATK për 9 muaj mbledh 159.5 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur që gjatë periudhës janar - shtator 2008 të inkasojë 159.5 milionë euro, apo 8 për qind më shumë se plani i paraparë

Këto shifra u publikuan nga vet zyrtarët e ATK-së të martën në një konferencë për media ku u prezantua raporti nëntë mujor i punës së këtij inistitucioni.

Gjatë kësaj konference, ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të mund të vihet kontroll në pikat kufitare në veri të shtetit. /Telegrafi/