LAJMI I FUNDIT:

ASK: Rritet shpenzimi i rrymës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tre mujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se Kosova ka importuar 162.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, Kosova ka eksportuar 175.8 GWh energji elektrike.

Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas një komunikate të ASK-së, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit është 1,957.8 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1,327.4 GWh, dhe në hidrocentrale është 24.9 GWh.


“Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, Kosova ka importuar 162.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë, Kosova ka eksportuar 175.8 GWh energji elektrike”, ka njoftuar ASK-ja.

Në tremujorin e tretë të vitit 2015, sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 975.3 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2014), sasia e energjisë elektrike të konsumuar është rritur për 8.3 %. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori