LAJMI I FUNDIT:

Asistentët e Fakultetit të Mjekësisë në UT bojkotojnë punën praktike, nuk kanë marrë pagesën për tre semestre

Asistentët e Fakultetit të Mjekësisë në UT bojkotojnë punën praktike, nuk kanë marrë pagesën për tre semestre

Asistentët me kontratë në vepër në Fakultetin e Shkencave Mjekësore në UT, e bojkotojnë mësimin praktik që nga fillimi i këtij viti akademik.

Visar Xhaferi tha se arsyeja e bojkotit të mësimit praktik është mospagesa e tre semestrave, gjegjësisht nëntë muajve.

“Në momentin që do të realizohet pagesa e mësimit praktik ne do të vijojmë me mësimin e rregullt. Pas kërkesës për bojkot, na janë paguar vetëm dy muaj, ndërkohë kemi tre semestra të papaguar, gjegjësisht nëntë muaj. Duke ditur rëndësinë e mësimit praktik, kërkojmë mirkuptim nga studentët dhe i informojmë se në momentin që do të paguhet mësimi praktik ne do të vijojmë menjëherë me mësimin, përndryshe ky semestër rrezikon të shpallet i pavlefshëm për to”, tha Xhaferi.


Ai theksoi se i kanë njoftuar edhe Rektoratin edhe Sindikatën e UT-së për problemin me të cilin ballafaqohen.

“Na është premtuar disa herë se do të bëhet pagesa, por problemi është zgjeruar aq shumë saqë ka kaluar çdo kufij”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se kërkojnë që statusi i punës praktike për studentët të rregullohet sikur është rregulluar në Universitetin e Shtipit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori