LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohet rruga “Vëllezërit Haradinaj” në Rahovec

Asfaltohet rruga “Vëllezërit Haradinaj” në Rahovec

Në kuadër të projekteve kapitale që janë planifikuar të realizohen nga komuna e Rahovecit për vitin 2015, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Rahovecit, ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Vëllezërit Haradinaj”, rrugë kjo e cila gjendet në qytetin e Rahovecit.

Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Rahovecit, në lidhje me projektin për asfaltimin e rrugës “Vëllezërit Haradinaj”, thotë se kontrata është e vitit 2013, dhe gjatësia e kësaj rruge është 280 metra dhe gjerësia është 6 metra, vlera e asfaltimit të kësaj rruge është 33.200 euro. Në këtë rrugë është rregulluar edhe infrastruktura nën rrugore ku është vendosur gypi i ujësjellësit dhe ndërtimi i kanalizimit fekal me gjatësi 280.

Drejtori Fetoshi, premton se rruga “Vëllezërit Haradinaj”, nuk do të jetë rruga e fundit që do të rregullohet brenda vitit 2015 në qytetin e Rahovecit pasi që brenda këtij viti pritet të rregullohet edhe rruga “Mustaf Ibishi” në distancë rreth 640 metra se bashku me infrastrukturën nen rrugore.


Sipas drejtorit Fetoshi, sfidë e kësaj drejtorie për këtë vit mbetet rruga “28 Nëntori” rrugë kjo e cila është trashëguar si kontrate që nga ish qeverisja dhe përkundër që komuna ka siguruar të gjitha mjetet financiare që kjo rrugë të përfundoje, një gjë e tille po rrezikohet të bëhet për shkak të performances aspak serioze të operatorit ekonomik.

Drejtoria për Shërbime Publike, do të shfrytëzoi të gjitha rrugët ligjore që të detyroi operatorin që kjo rruge të rregullohet këtë vit dhe me cilësi të mirë ashtu siç edhe lejon kontrata në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori