Manshen Lo është një artiste moderne me origjinë kineze. Ajo shquhet për stilin e saj “apatik” dhe sureal, ndërsa zotëron mjeshtërinë për të transmetuar gjendje të ndryshme humori…
Kur Manshen Lo ilustron, ajo ulet në një tavolinë të madhe pranë një dritareje në të majtë të tavolinës. Nga dritarja duket Këshilli i Londrës. Të gjithë ata që jetojnë në katin e 17-të të ndërtesës më të lartë, kanë një pasqyrë të varur në ballkonin e tyre, pasqyrë e cila herë pas here pasqyron një dritë të ndritshme në sytë e Manshenit, duke e verbuar për një moment të shkurtër.
Manshen punon si drejtoreshë e filmave artistik dhe reklamave të animuara. Ilustrimet e saj janë të një natyre të veçantë. Një vazo me trëndafila rri pezull në ajër duke pritur që të bjerë dhe të copëtohet në dysheme; njerëz qëndrojnë ulur në një dhomë pritjeje; të tjerë qëndrojnë vetëm në avionë me ngjyrë të bardhë duke pritur që diçka të ndodhë.
“Kam dalë nga sfondi i artit dhe i animacioneve të bukura”, thotë Manshen. “Këto dy ‘disiplina’ kërkojnë mënyra të ndryshme të të menduarit. Përpiqem ta shmang ilustrimin e ngjarjeve dhe tregimeve në mënyrë metaforike ose narrative në rastet kur bëj vepra personale arti, të cilat janë vetëm një trajtë, një skelet”.
“Është e vështirë të mos projektosh histori mbi personazhe pikturash që ndodhen në skena të palëvizshme”, thotë Manshen.
Ndoshta kjo ndodh sepse njerëzit në ilustrimet e saj janë miqtë në jetën reale, me të cilët ka të bëjë çdo ditë.
“I kujtoj ata në pozicione të ndryshme, statike; këto imazhe më ngelin në mendje”, thotë ajo. “Edhe nëse nuk kam kohë për të bërë një sesion të vizatimit me ta, fakti që unë i njoh, më lejon të pikturoj duke qenë e hapur e jo duke “sajuar” imazhe të rrema dhe dramatike.”
Veprat e Manshenit nuk janë pasoja të hetimit pamor që ajo u bën të tjerëve, por gjithashtu edhe të vetes së saj. Ajo nuk e trajton veten e saj ndryshe.
“Unë jam një personazh gjithashtu” thotë ajo, një personazh që ndërvepron me mjedisin kreativ në të njëjtën mënyrë siç ndërveprojnë edhe personazhet e tjera, duke ndjekur të njëjtat rregulla stilistike.”
Stili i Manshenit është ndikuar nga fëmijëria e saj. Ajo është rritur në një qytet të vogël, të lagësht dhe të dendur në popullatë, në Kinën jugore.
“Unë jam nga brezi i fëmijëve të cilët i kishin prindërit të zënë në punë”, thotë ajo. “Si rezultat, kam kaluar një pjesë të konsiderueshme të fëmijërisë sime duke u shprehur lirshëm në bllokun tim, në përpjekje për të argëtuar veten.”
Leximi i romaneve me grafikë do të mbante mendjen e saj të re të zënë dhe ajo do të futej fshehurazi në stripat e vjetër kinezë që babai i saj i ruante në raft. Manshen kujton format e tyre të vogla, të printuara keq, por të ilustruara me mjeshtëri nga artistë kinezë të viteve ’60 dhe ’70. Më vonë, këto u bënë material studimi, atëherë kur mësoi të zotëronte linjat e sofistikuara “të boshatisura”, kineze.
Manshen fillon me një laps, për të shkuar tek linjat me ngjyrë; pastaj shton ngjyrën digjitale për të kompletuar tablonë. Pikturat e saj shprehin një humor që është njëkohësisht nostalgjik dhe rinor.
“Unë qëllimisht përpiqem të arrij një humor që është i mbytur dhe apatik”, thotë Manshen. Për këtë arsye, ilustrimet e saj nuk rrënjosen brenda një kohe apo hapësire, pasi shprehin “gjendje”.
Një tjetër element i përsëritur dhe kuptimplotë në punën e saj është natyra.
“Vendlindja ime është e njohur për peizazhet e saj , malet shkëmbore, shpellat dhe lumenjtë dredha-dredha”, thotë Manshen. “I dua bimët, pemët dhe lulet. Dua shëtitjet e gjata pyjeve. Unë e vlerësoj çdo gjethe dhe petal dhe kam disa bimë të gjelbra përreth meje në shtëpi dhe në punë “.
Bimët në punimet e saj nuk janë bimët e së shtëpinë e saj. Janë pemë ose bimë që ajo thotë se i ka takuar, dhe që shkon shpesh për t’i vizituar. “I shoh ato ashtu si njerëzit”, shton Manshen. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë