Poezi nga: Alphonse de Lamartine
Përktheu: Vedat Kokona
Kështu, gjithmonë shtytur, ndër brigjet e mërgimit,
Në natën e përjetë, tërhequr pa rikthim,
S’ do mundim, veç një dite, në oqean t’ amshimit
Të ndalim për pushim?
Liqen! Shtegtimin viti porsa e ka mbaruar,
Pranë valëve të shtrenjta q’ ajo do kish parë,
Vështro! po vi e ulem n’ at gurin, i vetmuar,
Ku ulur e ke parë!
Kështu ti po gjëmoje nën shkëmb thellë shumë
Kështu mbi anët copë thërmuar të vështrova
Përplaste kështu era tallazet shkumbë – shkumbë
Mbi këmbët q’ adhurova
Një natë të kujtohet? Vozitnim ne të heshtur,
Ndër qieje dhe mbi dallge ndigjohej misterioze,
Një zhurmë e një lopate që rrihte e parreshtur
Mbi valët melodioze.
Pa pritmas ranë tinguj që s’ishin ndjerë në botë,
Dhe bregu i magjepsur i ktheu valë – valë,
Dhe dallga vuri veshin, dhe zëri magjiplotë
Lëshoi këto fjalë.
“O kohë! ndërprite vrapin; ju ore të hareshme,
Ndërpritni vrrullin’ e shpejtë:
Na leni të shijojmë gëzimet e rrufeshme
Të ditës më të shtrenjtë!
“Oh, sa të mjerë në botë luten të gjunjëzuar,
Kalo për to kalo;
Dhe merr me ditët e tyre çdo brengë të helmuar;
Të lumturit harro.
“Më kot kërkoj akoma edhe një çast gëzimi,
Koha shket revan;
I them ahere mbrëmjes: Ngadalë, por agimi
Ja naten e shpërndan.
Shpejt të dashurojmë! Në orën kalimtare,
Në ngutje t’ argëtojmë!
Njeriu s’ka ku çlodhet, dhe koha s’qëndron fare;
Rreshqet dhe ne kalojmë!
O kohë ësht’ e drejtë që orët e haresë,
Të dashurisë që derdhin lumej me lumturi,
T’ na shkasin nëpër duar po me – atë rrëmbesë
Si çasti më i zi?
Po si! s’do mundim vallë të lejmë veç një gjurmë?
Po si! përjetë kaluam! u humbëm si moskurre?
Kjo kohë që na i fali, kjo kohë që tret pa zhurmë,
S’ do na i kthej më kurrë?
Përjetësi, o hiç, e shkuar, të errta hone,
çfar bëni m’ ato ditë që juve i gëlltitni?
Oh, folni: a do na i ktheni përmallëngjimet tona
Që juve i grabitni?
Liqen! shkëmbij e shpella! o pyll i errësuar!
Që koha ju përtrinë, ju ruan pa kursim,
I ruani k’saj mbrëmje natyr’ e mrekulluar,
Të paktën një kujtim!
Kujtimi le të mbes në prehje – e suferinë,
Liqen, te pamja yte e brigjeve në gaz,
Edhe në t’ errta pisha, ndër shkrepe e në rrepinë
Që varen mbi tallaz!
Të mbesi në zefirin që dridhet e kalon,
Në zhurmërin’ e brigjeve nga brigjet përsëritur;
Në hënën ball’ argjendë, kudo që të ndriçon
Me rreze hije ndritur!
Dhe era q’ oshëtiu, kallamat që rënkuan,
Dhe ajri yt i mermë aromë e parfumuar,
Të gjithë sa – u nuhaten, u pan’ e-u ndëgjuan,
Të thonë kan’ dashuruar!
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Dëshmi nga Beteja e Koshares: Oficeri i vrarë rus Vitali Bukharin, mercenar për një pjatë supë më tepër!

Kur jugosllavët dhe perëndimorët refuzonin dikë me “J” në pasaportë, shpëtimi vinte veç nga shqiptarët

U bëmë vasalë të serbëve, e lamë Kosovën nën shtypjen e tyre

Fjalë të urta popullore: Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!

Rok-skena e Jugosllavisë, me notat e UDB-së!

Unazat 2500 vjet të vjetra (Foto)

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare