LAJMI I FUNDIT:

Arti i veçantë nga Abedin Selimi, bën vepra gjigante i frymëzuar nga simbolet patriotike (Video)

Arti i veçantë nga Abedin Selimi, bën vepra gjigante i frymëzuar nga simbolet patriotike (Video)

Qysh si fëmijë Abedin Selimi ka punuar me dru, duke bërë vepra të ndryshme arti.

Njëherë bënte vetëm punimet e thjeshta, derisa më vonë ka bërë vepra të ndryshme më të ndërlikuara.

Akrepi është punimi i parë i madh i artistit Abedin Selimi. Ai është një drugdhendës i cili pasionin e tij të të krijuarit e kthehu në profesion.


Abedini ka thënë se duhet një kohë të gjatë që ta krijosh vepra kaq gjigante,  si një karrige akrep.

“Kur t’i hyj një puna kam dëshirë ta mbaroj sa më shpejt, por jo në atë aspektin “shkel e shko”. Realisht një muaj e gjysmë deri dy muaj më merr kohë një vepër e tillë. Me punua më ngadalë mund të më marrë kohë deri në tre muaj”, shprehet për RTV Dukagjinin, Abedin Selimi.

Nuk ka kryer studime rreth artit, por që është një artist mjaftë i zoti.

Sot e kësaj dite ai vetëm e përvetëson çdo herë e më shumë këtë zanat.

“Zakonisht bëj punime nga druri i ahut. Punoj me vegla të ndryshme por që janë shumë të thjeshta. Me drurin kam filluar të merrem qysh nga fëmijëria, por nga viti 2015 jam marrë me punime pak më të mëdha siç janë karriget etj.”, tregon më tej Abedin Selimi

Shqiponja dy krerëshe, akrepi , pëllumbi janë disa nga punimet e krijuara nga ai.

Por që gjithmonë duke u frymëzuar nga simbolet patriotike, çdo gjë që lidhet me historinë tonë.

“Një karrige e kam punuar për Angela Merkelin në shenjë falënderimi. Por fatkeqësisht nuk është pranuar për shkak të përmasave të mëdha”, thotë ndër të tjera Abedin Selimi.

Përveç skulpturave, ai gjithashtu ka punuar edhe portrete.

Skënderbeu ishte fytyra në portretin e tij të parë.

Abedin Selimi ka thënë se këtë zanat shpreson se tua mësoj  edhe gjeneratave të reja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori