LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Zaev duhet të kuptojë se “peshkut i vjen era nga koka”

Arsovski: Zaev duhet të kuptojë se “peshkut i vjen era nga koka”

Nëpërmjet një konference për shtyp, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski tha se “Zoran Zaevi me paralajmërimin se do të ketë pastrime, fajin e tij për disfatën e madhe që i ndodhi LSDM-së do ta kërkojë te të gjithë tjerët përveç tek ai”.

“Por, Zoran Zaevi duhet të kuptojë se ‘peshkut i vjen era nga koka’ dhe nëse duhet nga dikush të fillojë pastrimi, është vetë Zoran Zaevi të pastrohet nga skena politike në shtet”, tha Arsovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev: Nuk e kërcënoj askënd, por do të ketë pastrime (Video)
Lexo po ashtu Zaev: Nuk e kërcënoj askënd, por do të ketë pastrime (Video)

Sipas tij kryeministri Zaev e ka gjithë përgjegjësinë bashkërisht me gjithë Qeverinë dhe partinë për disfatën nga qytetarët dhe se ai, siç tha Arsovski, është personi më i urryer nga qytetarët e Maqedonisë dhe se kjo u pa ditën e votimit.


“Para se të fillojë me pastrimin, në Qeveri, Zoran Zaev duhet të dijë se tashmë qytetarët nuk ju besojnë deklaratave të tilla dhe se qytetarët nuk harrojnë dhe nuk lejojnë të gjitha krimet, premtimet e rrejshme, gënjeshtrat se nuk do të ndryshohet Kushtetuta dhe gjithçka që ndodhi gjatë dy viteve të kaluara”, tha Arsovski.

Pastrimi sipas tij duhet të fillojë nga vet Zaevi për shkak të inovacioneve kriminale prej 10.5 milionë, për shkak të tenderëve të Venko Filipçes, për shkak të vrasjeve të pa zbardhura, të gjitha skandalet korruptuese, kërcënimet, tenderët e kurdisur dhe, siç tha Arsovski, gjithçka që ka ndodhur gjatë këtyre dy viteve.

“Askush e çoi Zaevin të premtojë 500 euro rrogë, të premtojë 100.000 denarë paga për mjekët, mijëra kilometra autostrada, askush nuk e detyroi të premtojë se do të rrjedh qumësht dhe mjaltë nëpër rrugë”, tha mes tjerash Arsovski duke cekur se prokuroria duhet së pari të përfundojë me hetimet e krimeve në Qeverinë e LSDM-së dhe vet Zaevi me familjet e vet të marrin përgjegjësi./Telegrafi/

Mickoski: Problemi nuk është tek pastrimi, por tek ai që duhet të pastrojë
Lexo po ashtu Mickoski: Problemi nuk është tek pastrimi, por tek ai që duhet të pastrojë

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori